Web Development JAVA EE/PHP/ASP.NET C# MVC

Web Development JAVA EE/PHP/ASP.NET C# MVC

Web development JAVA EE ose PHP ose ASP.NET C# MVC (9 javë trajnim); mësoni të ndërtoni applikacione web.

TCT ju rekomandon të trajnoheni në programim Web me një nga gjuhët JAVA Enterprise Edition ose PHP ose ASP.NET C# MVC, tre nga gjuhët e programimit më të përdorura në Shqipëri dhe nëpër botë. Trajnimi zhvillohet tërësisht në praktikë, me instruktor senior developer. Trajnimi zgjat 9 javë (dy herë në javë nga 2.5 orë) dhe kushton 30.000 Lek. Nëse do të perfeksiononit programimin Model View Controller në secilën nga gjuhët do të mund të punësoheshit kudo në Shqipëri apo nëpër botë.

Temat që do të trajtohen

– Konceptet e MVC

– Krijimi i projektit në modelin MVC

– Programimi i Controllers dhe Filtrave

– Krijimi i Models nga tabelat e databazës

– Krijimi i Views për ndërveprim me Controllers dhe Models

– Konfigurimi i Paths

– Krijimi i Menu-së

– Aplikimi i CSS (stylesheet)

– Prezantim i AJAX dhe JQuery

– Deploying Web Application në IIS/Appache Web Server

Kujt i ofrohet lënda?

Të gjithë të rinjve që janë programues ose kërkojnë të bëhen programues në MVC. Ky kurs do t’iu japë aftësitë që duhen për të arritur objektivat. Ky kurs do t’i demonstrojë punëdhënësve kompetencat tuaj në programim të aplikacioneve në web.

 Për cilat punë kualifikohem?

Programues Junior    (Junior Developer)
Programues Web     (Web Developer)

 

A ka kërkesa paraprake?

Ju duhet të dini Bazat e Programimit (i cili ofrohet në Qendër), kursi supozon që ju keni konceptet bazë të programimit.

Shënim: Për programuesit ky kurs rekomandohet të merret bashkë me kursin e databazës MS SQL Server.

0 Comments

Add Your Comment: