Web Design, Social Media Marketing & Google AdWords/Analytics (12 javë trajnim (60 orë)) me WordPress. Do të ndërtoni faqe interneti profesionale, shpejt dhe të bukura.
Qëllimi i kursit është t’Ju përgatisë për pozicionin e punës Online Media Specialist.
Temat që do të trajtohen?
– Blerja e host-it, domain dhe templetave
– One Click: Instalim i platformës WordPress në Control Panel hostuar në server
– Ndërtimi i dy website-ve (një në laborator dhe një në shtëpi) emri-juaj.tct.al (emri-juaj-2.tct.al)
– E-Commerce
– Bazat e SEO
– Instalimi i temave, plugins, shkrim, imazhe, postim, faqe dhe mirëmbajtje
– Social Media Marketing përfshin: planfikim, strategji, reklama në instagram, facebook, pinteres, youtube etj
– Krijimi i reklamave në Google AdWords dhe në Google Network.
– Leximi i raporteve në Google Analytics
– Në fund të kursit do të keni ndërtuar dy website që do të qëndrojnë online për ju.
Kujt i ofrohet trajnimi?
Të gjithëve atyre që jane te interesuar të fillojne një karrierë ne botën e dizenjimit të website-ve, mirëmbajtje, gazetari, media dixhitale etj. Të gjithë të interesuarit mund të mësojnë të ndërtojnë apo mirëmbajnë website pa ditur programim apo IT. Kursantët për këtë trajnim vijnë nga fusha si: Biznes, Marketing, Ekonomik, Informatik-Ekonomik, Shkenca Sociale etj.
Për cilat punë kualifikohem?
ONLINE MEDIA SPECIALIST – Dizenjim dhe administrim website-i të kompanive e institucioneve, reklamim në Google dhe Google Networks, lexim i raporteve me Google Analytics.
A ka kërkesa paraprake?
Jo. Ndërtimi i website mund të punohet nga bota e IT ose nga bota e biznesit.