Kursi Databazes – MS SQL Server 2014

Kursi Databazes – MS SQL Server 2014

Përgatituni për të marrë certifikatën Quering SQL Server kursi 20461 në PRAKTIKE dhe mirëmbani DB tuaj.
Trajnimi zgjat 9 javë (45 orë) dhe kushton 30 000 Lek.

Temat që do të trajtohen
  1. Të gjitha temat e Kursit 20461D Quering Microsoft SQL Server 2014 Databases
  2. Plus, disa tema nga Kursi 20464D Developing Microsoft SQL Server 2014 Databases
    1. Ndërtimi Tabelave, Constraints, Indexes, Stored Procedures, Views, Functions, Triggers
  3. Plus, disa tema nga Kursi 20462D Administering Microsoft® SQL Server® 2014 Databases
    1. Backup strategji, Restore, Import, Export, Automatizim me SQL Server Agent
Kujt i ofrohet kursi?

Një vegël e domosdoshme për të gjithë: programues, databazist, IT, Server Administrator.

Kursi databazës do të ndihmojë IT me drejtim software të vendosen si zhvillues databaze në pozicionet e shumta në IT të kompanive si: banka, telekomunikacion dhe sigurime. Angazhim me mirëmbajtjen e databazës kanë edhe IT me drejtim Server Admin apo Network Admin.

Për ju të cilët jeni në fushën software development ndërveprimi me databazën është vital për të vazhduar më tej karrierën tuaj.

Si zhvillohet trajnimi?
  1. Ndërthurrje e praktikës me shpjegim të temave nga tre kurse database (Quering, Development, Administration)
  2. Punë praktike laboratorike në cdo seancë
  3. Pyetje – përgjigje (instruktor – student) rreth koncepteve
  4. Quizz
  5. Praktikë autodidakte individuale
  6. Projekti përfundimtar
 Për cilat punë kualifikohem?

Databazë zhvillues (Database Developer) dhe përgatitesh për programues Web.

 A ka kërkesa paraprake?

Jo! Rekomandohet të keni prirje analitike dhe pëlqeni IT.

—————————————————

Shënim: Për programuesit ky kurs rekomandohet të merret bashkë me kursin ASP.NET – C# MVC. Kursantët që kanë kryer një kurs programimi C++ më parë e përthithin më mirë njohuritë e databazës.

0 Comments

Add Your Comment: