Programi Web Development

Programi Web Development

Programi Web development full stack përfshin pesë kurse nga nëntë javë secili. Programi zgjat 10 muaj në total dhe synon t’ju përgatisë për punë.

TCT ju rekomandon të trajnoheni në programim Web me një nga gjuhët PYTHON, JAVA, PHP ose ASP.NET C# MVC, nga gjuhët e programimit më të përdorura në Shqipëri dhe nëpër botë. Trajnimi zhvillohet tërësisht në praktikë, me instruktor mid-senior developer. Trajnimi zgjat 5 kurse nga 9 javë (dy herë në javë nga 2.5 orë). Nëse do të perfeksiononit programimin Model View Controller në secilën nga gjuhët do të mund të punësoheshit kudo në Shqipëri apo nëpër botë.

Kurset Në Këtë Program

Në programin web development full stack ju duhet të zgjidhni gjuhën e programimit backend me të cilën do të vazhdoni të programoni. Në programimin backend do të merrni dy trajnime, niveli i pare dhe niveli i dyte. Në këtë program do të merrni një kurs për bazë të dhënash (database) dhe dy kurse në front end development. Niveli i parë i front end development përfshin HTML, CSS dhe JavaScript ndërsa niveli i dytë është me zgjedhje midis ReactJS dhe Angular.

Backend programming zgjidhni midis gjuhëve dhe framework të mëposhtme:

– JAVA niveli I, ndërsa niveli II në JAVA tema më të avancuara dhe fillimet në Spring Boot

– Python niveli I & II – Data Processing ose Django web development framework

– ASP.NET niveli I (C++) & niveli II në ASP.NET C# Web API Model & Controller ndërsa View zhvillohet në front end scripts

– PHP niveli I, ndërsa niveli II në Laravel

– Ruby niveli I, ndërsa niveli i II në Ruby on Rails

– JavaScript niveli I, ndërsa niveli i II NodeJS

Front end programming

– Niveli i parë përfshin HTML, CSS & JavaScript. Si edhe vegla dhe librari si Bootstrap ose Flexbox dhe Git.

– Niveli i dytë JavaScript Intermediate

  • Niveli i tretë me zgjedhje midis ReactJS ose Angular

Database

– Microsoft SQL Server Quering me disa tema “më të përdorurat” nga development dhe administration

Kujt i ofrohet programi?

Të gjithë të rinjve që kanë dëshirë të bëhen programues web developers full stack (të plotësuar në të gjithë shtresat e programimit). Ky program do t’ju përgatisë plotësisht në programim web. Ky kurs do t’i demonstrojë punëdhënësve kompetencat tuaj në programim të aplikacioneve në web.

 Për cilat punë kualifikohem?

Programues Junior    (Junior Developer)
Programues Web     (Web Developer)

A ka kërkesa paraprake?

Programin full stack web development mund t’a filloni nga niveli i parë i front end, niveli i parë i backend ose nga databaza. Niveli i parë fillon nga zero.

0 Comments

Add Your Comment: