Trajnime Profesionale të Subvencionuara me 50% & 100%
Bashkëpunim midis Tirana Center of Technology (TCT) dhe AKPA për mbështetjen e qytetarëve shqiptarë në zhvillimin profesional në fushat e teknologjisë: IT, Programim, Data.
Rreth Bashkëpunimit TCT – AKPA
– AKPA, Agjencia e Kombëtare e Punës dhe Aftesimit është pjesë aktive në sektorin e trajnimeve. Në vitet e fundit AKPA përvec trajnimeve në qendrat shtetërore subvencionon të rinjtë që marrin trajnime të profesionale avancuara në qendra jo-publike.
– TCT e licencuar nga AKPA në vitin 2014 dhe e rilicencuar në vitin 2024 me kërkesë rilicencimi me VKM, kaluar të gjitha kriteret e vendosura në legjislacion për subvencionimin e studentëve të saj në profesionet: System Admin, Programming & Data Processing, Web Development backend dhe Web development frontend.
– Kjo nismë mbështet të rinjtë dhe të papunët për t’u pajisur me aftësi konkurruese në tregun e punës.
Çfarë Përfiton?
Për të gjithë Shqiptarët
– 100% subvencion për të diplomuarit nga universiteti apo gjimnazi (jo në statusin student).
– 100% subvencion për të papunët e regjistruar në zyrat e punës.
– 50% subvencion për të gjithë.
– Certifikim pas trajnimit
– Trajnimi 100% Praktikë
– Mbështetje për punësim
Si të Aplikosh?
– Hapi 1: Nëse jeni i papunë dhe i diplomuar. Subvencion 100% paraqituni tek AKPA
– Hapi 2: Nëse jeni student ose i punësuar. Aplikoni në eAlbania në faqen “Formim Profesionale me Mbështetje Financiare”. Zgjidhni një nga kurset tona.
Emri i Kursit dhe Kohëzgjatja
– SystemAdministration, 9-11 muaj
– Programming & Data Processing, 9 muaj
– Web Development, Frontend programmer, 9 muaj
– Web Development, backend programmer (JAVA, C#.Net, PHP), 9 muaj
ose Hapi 3: Na kontaktoni në whatsapp për trajnim me subvencion.
Një tjetër projekt “Garancia Rinore”, ofron mundësi shumë e mirë për t’u trajnuar plotësisht paguar nga shteti shqiptar nëpërmjet zyrës AKPA-së. Garancia rinore për momentin është vetëm në: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.