Vendosni objektiva

Vendosni objektiva

Cila është gjëja më e shtrenjtë për ju?

Cfarë keni bërë për të arritur objektivat tuaja në vitin e fundit? Apo ia keni lënë në dorë dikujt tjetër, kur ne jemi thjesht një numër për cdo sistem të kësaj bote?
A do rrinit duarkryq dhe vetëm në pritje duke fajësuar sistemin?
Sa herë keni bërë vetëm minimumin?
Prapë po pushoj, a ndihet pushimi ?
Rëndësia e edukimit për një jetë më të lumtur?
E rëndësishme: i lumtur në profesion, i lumtur në jetë.
Kënaqësia është më e madhe vetëm apo në shoqëri?

Jeta është gjëja më e shtrenjtë që zotërojmë dhe sigurisht unë nuk dua t’ia lë në dorë askujt suksesin dhe mirëqënien e jetës time. Atëherë nuk mund të fajësoj sistemin gjithë jetën për mospërgatitjen në ditët kur unë mund t’a shtyj veten edhe pak me fort. Eshtë me të vërtetë e thjeshtë të bëj minimumin dhe të lundroj me lumin si të gjithë njerëzit që janë në pritje per “xholin”. Njeriu i lumtur është ai i arrirë dhe jo ai që pret dhe vetëm pret. Epo i arriri nuk i dihet se sa ka vuajtur, sepse lodhja bëhet vetëm, ndërsa suksesi është në publik.
Shikoni sa dinak, sa të sertë, sa të pangopur, sa të egër, sa të zgjuar, sa me shumë njohuri janë njerëzit që kanë punët më të mira në shoqëri.
Pse prisni nga të tjerët, jepini forca asaj që ju intereson dhe investoni tek vetja.
Do të jetë investimi më i mirë që keni bërë!
Gjumi i natës është shumë më i ëmbël kur vjen mbas lodhjes së ditës ose para shpresës për të nesërmen.
Merrini të gjitha në Tirana Center of Technology (TCT): jepini forca jetës tuaj, përgatituni për të ardhmen në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Praktika është shumë më e bukur se teoria, mëson më shumë, dhe kur punon në grup kënaqësia është më e madhe.
Kemi vendin më të mirë, laboratorët modernë dhe me hapësirë, instruktorët të gjithë eksperta në fushat e tyre të IT, pajisjet Cisco Switches, Routers, Firewall, servera Linux dhe Windows. Duke ofruar kurse si: administrim rrjetesh, administrim serverash Windows dhe Linux, MS SQL Server, C++, JAVA, SPSS, TCT ofron cilesine me te mire ne trajnimet profesionale.
TCT ju sjell më të mirën.

Luftoni për vete!!!

0 Comments

Add Your Comment: