ORIENTIM KARRIERE
Shkarkoni dokumentin ne pdf dhe filloni me orientimin fillestar te karrieres
Këshillimi i karrierës është gur themeli në Qendren e Teknologjisë Tiranë (TCT). Gjatë këshillimit të karriers jo vetëm që studenti orientohet drejt një karriere, pozicioneve të punës, që më së miri i shkojnë për shtat njohurive të mëparshme dhe qëllimeve të së ardhmes duke analizuar potencialin e tij në sektorë të ndryshme të teknologjisë; por edhe në këtë fazë stafi i qendrës njeh studentin personalisht e cila ndikon në përgatitjen e tij dhe socializimin e tij në qender. Në TCT nuk shkon asnjë kursant pa patur një këshillim karriere me themeluesit e qendrës dhe shpesh herë sillen edhe instruktorët në këshillime për pyetje të vecanta. Themeluesit
me mbi 15 eksperiencë pune dhe njohuri thelbësore në Teknologji Informacioni në katër sektorët ku operon qendra: programim, IT, data dhe design këshillojnë dhe kordinojnë studentët për kurset që më së miri përshtaten me nivelin e njohurive te studentit dhe me synimin qe ka vetë studenti.
Me ardhjen e kursantit në qendër asistentja administrative e drejton tek nje nga themeluesit Rezart Alija ose Gentjan Mejdani në varësi të interesit të studentit për programim dhe data apo IT ndërsa për design i referohen cdo njerit prej të dyve.
Themeluesit të cilët drejtojnë qendrën ulen me kursantin e ri dhe e fillojnë bashkë bisedimin me pyetje mbi njohuri specifike teknologjike dhe shkencore.
KRITERET
Notat e larta në lëndët e shkencore si matematika janë një tregues i fortë për avanimin e studentit në karrierën e teknologjisë.
Më pas vërehet praktika dhe vetëbesimi që ka studenti në karrierën që do të fillojë
Vazhdojmë, nëse kursanti i ri dhe këshilluesi mendojnë që i riu/reja nuk është në nivel fillestar i jepet dy ose tre ushtrime për të zhvilluar në shtëpi dhe kjo e indentifikon nivelin e kursantit.
Nëse kursanti nuk është fushës ose shënon ulët për sa më sipër, i jepen që të bëjnë teste të natyrës konjitive për të vërejtur aftësitë që ka në programim dhe data, ndërsa në IT dhe design nuk është e domosdoshme logjika konjitive e avancuar. Testet online të logjikës
kognjitive me mbi 40% përgjigje të sakta nga faqe serioze online si: testgorilla.com, simbioticsltd.com, aptitude-test.com, mettl.com.
Lista më lart nuk është ezauruese.
***FILLONI TRAJNIMET TONA DHE DO TË VËRENI NDRYSHIMIN!!***
Në Tirana Center of Technology, ju rekomandojmë të punoni me:
– Prezantimin e parë
– Adresën e emailit, të ketë një username profesional dhe një domain name të njohur
– Ndërto një curriculum vitae (Europass) ose resume (US)
– Filloni dhe shkruani cover letter
– Zhvilloni projekte dhe vendosini në hapësira publike si: Github
– Ndërtim network-u dhe aftësi
– Pjesë e faqeve profesionale: LinkedIn, Glassdoor, Indeed
– Përshkrimi i punëve të postuara nga punëdhënsit ju njeh me aftësitë në demand të tregut.
– Përgatitu për intervista
QENDRA E TEKNOLOGJISË TIRANË KA FILLUAR AKTIVITETIN E SAJ NGA VITI 2015 DHE NDËR KËTO VITE QENDRA KA BËRË LIDHJE ME NJË SËRË KOMPANISH NË TIRANË PËR VENDOSJE NË INTERNSHIP TË STUDENTËVE TË SAJ PAS CERTIFIKIMIT NGA NJË KURS I NIVELIT TË DYTË.
Një listë jo e shterueshme e kompanive si vijon:
SHPK: Facile, Kreatx, Bilanci, BNT electronics, Horizon, Forsitek, Digicom, Rayonit, RASH, Gesolutione, Service Factor, The Tech Pro, Databooz, Intermedia, Ëebin, Opus,Xpertsystems, ecnpartners etj
Kompani punësimi si E2Partners, ExpertaConsult.
Pasi instruktori vlerëson kursantët, në fillim kursantët më të mirë dërgohen nëpër kompani të ndryshme për të kryer internship.
Së fundi, TCT qendron në kontakt nëpërmjet anketave me kursantët duke i pyetur për avancim karriere, internship dhe punësimin.