Instruktorët e TCT janë edhe themeluesit e kësaj Qendre. Instruktorët, të cilët kanë studiuar dhe kanë eksperiencë pune në SH.B.A. dhe Mbreterine e Bashkuar, morën përsipër hapjen e një Qendre IT jo fitimprurëse e cila do të fokusohet në trajnimin e rinisë shqiptare në mënyrë që të konkurojnë në njohuri me studentët në Europë.

Instruktorët e TCT janë të fokusuar në cilësinë dhe qartësinë e informacionit të përcjellur ndaj studentëve. Ky informacion nuk merret nga librat e bollshëm të manualeve të IT, por përcillet nga eksperienca e tyre. Fryma perëndimore që sjellin pedagogët do t’i ndihmojë studentët të përfshihen praktikisht në mësim.

Instruktorët nëpërmjet shembujve konkret synojnë që studentët të mos ‘mbeten mbrapa’ me informacione të varfra dhe të shkëputura që çojnë në humbjen e interesit të studentëve për degën. Duke u shpjeguar studenteve super-strukturën e konceptit të punës për çdo copëz të re informacioni, ata (studentët) ndihen mirë me arritjet e tyre në procesin e të nxënit.

Studentët e TCT janë dëshmitarë për entuziazmin në mësimdhënie, në procesin e të nxënit dhe thjeshtësinë e të mësuarit. Niveli i komunikimit dhe ndihma ndaj studentëve është e pa parallel nga institucione të tjera mësimdhënëse.

Eksperienca, integriteti i instruktorëve, janë asetet më të çmuara të Qendrës.

Eng. Gentjan Mejdani – Computer Engineering, San Jose State University, California, USA (CoFounder)

Ekspertiza: Kompjuter Networking & Architecture

Fillimet në IT Genti i ka marrë në një nga kompanitë më të mëdha të Kalifornisë për sa I përket diagnostikim/riparim/Networking nga e cila ka fituar një edukatë pune të pa paralel. Më pas ka vazhduar me certifikata dhe trajnime të avancuara në IT me specifik Networking dhe standarde ndërkombëtare. Ka disa vite që punon si drejtues në subjekte të mëdha. Tek Genti gjeni një person energjik dhe leader profesional dhe social.

Eng. Rezart Alija – Computer Engineering, University of Dayton, Ohio, USA (CoFounder)

Expertize: Web development, MS SQL Server

Punuar ne fillimet e tij në Ohio me C++ embeded programming. Me pas ka pasur nje karriere te pasur ne Web development (asp.net) dhe databaze ne platformat Microsoft. Punuar ne programe ne shkallë të gjerë në Boston si dhe kontraktor I projekteve të huaja në Tiranë. MSc ne Ekonomik 2013 dhe punon si drejtues skuadre për programime dhe databazë.

Eng. Taulant Ngjelo – Network Administrator @Albanian Academic Network

Expertize: Network Administrator, Linux Administrator

Taulanti ka filluar të trajnojë në TCT nga dita e parë e hapjes së Qendrës. Taulant Ngjelo është një nga gurët e themelit të kësaj Qëndre dhe më i njohuri nga studentët. Taulanti ka trajnuar në TCT më shumë se të gjithë instruktorët e tjerë dhe ka merituar fjalët më të mira. Taulanti është një aset i pazëvendësueshëm në TCT si dhe mik i mirë i të gjithë stafit të TCT.

Eng. Antonin Laca – PC & Network Maintenance Michigan,USA

Expertize: Computer Diagnostics & Repair, Team Lead, Network Specialist

Antonini ka filluar të trajnojë në TCT nga dita e parë e hapjes së Qendrës. Antonin Laca ka trajnuar me orë të tejzgjatura pafund të rinj shqiptar me ose pak eksperiencë në IT. Durimi dhe dhuntia e tij në të përcjellurin e dijes e identifikojnë Antonin në Qendër. Antonini është mik i TCT dhe në cdo moment që do të kthehet në Shqipëri TCT do t’a merrte përsëri në skuadër pa vonuar. Hardworker, Reliable & Team player.

Gejsi Shyti – Server Administrator @Infosoft Systems sh.p.k.

Ekspertiza: Windows Server Administration

Gejsi zotëron një eksperiencë si të madhe në Windows Server Administration, eksperiencë që pak ekspert mund t’a paralelizojnë. Ajo ka instaluar, konfiguruar dhe mirëmbajtur një numër të madh Windows Servers në të gjithë Shqipërinë. Gejsi është e mirëpritur të jap trajnime në TCT sa herë që asaj i gjendet kohë e lirë.

Eng. Joni Suljoti – Network Ekspert @Infosoft Systems sh.p.k.

Ekspertiza: Cisco Switches, Routers, Firewall, Network Architecture

Joni është një nga talentët e shqipërisë në fushën e rrjeteve kompjuterike. Ai zotëron certifikatat CCNA, CCNP dhe është duke ndjekur CCIE si dhe punon si drejtues skuadre në një nga kompanitë më të mëdha të IT-së në Tiranë. Joni është talent në rrjete kompjuterike dhe mik I TCT.

Eng. Besmir Zanaj – CoFounder @TMC Training Management Consulting

Ekspertiza: Linux & Windows Server Administraiton, Power Shell, ISO Standarts, Networking

Besmiri ka një eksperiencë të cilën do e lakmonte cdo IT në Shqipëri dhe në botë. Ka punuar në kompanitë më të mëdha në Shqipëri dhe në Kanada. Eksperienca e tij në fushën e IT-së e ka eskaluar Besmirin në role drejtuese, kontrata të ndryshme në fushën e sigurisë dhe automatizimit/integrim sistemesh. Besmiri zotëron disa certifikat: ISO/IEC 27001:2005 ISMS LEAD AUDITOR Information Security Manager according to ISO 27001 CIS – Information Security Manager Excel Partnership.

Eng. Gerti Kanina – System Administrator @Sinteza sh.p.k.

Ekspertiza: Windows Server Administration, Email Server, Computer Networking

Gerti një ekspert në fushën e Windows Server Administration dhe System Integration punon në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri në fushën e IT dhe konsulencës. Gerti përvetëson dhe rinovon cdo vit rreth 50 certifikata të kompanive Microsoft, Dell etj. Gerti është pikë kontakti për kompanitë amerikanë në Shqipëri.

Ervis Sharra – Gjeniu I TCT

Ekspertiza: Programim C++ dhe JAVA

Ervisi është talenti I TCT në fushën e programimit. Ervisi ka studiuar në Belgjike ku ka edhe fillimet e tij si programues. Emri I Ervisit në TCT është WIKIPEDIA. Ne jemi krenar qe kemi Ervisin në familjen tonë për të cilin kemi marrë edhe lëvdatat më të shumta nga studentët.

Eng. Stela Dedja – Software Engineer @ORS Group GmbH

Ekspertiza: ASP.NET MVC C#, Javascript, JQUERY, MS SQL Databaze, Angular JS

Stela është talent në programimin më bashkëkohor e përdorur gjërësisht në botën. Stela zotëron mbi 5 vjet eksperiencë pune në fushën e programimit dhe databazës duke programuar dhe ndërtuar programe multi layer dhe të shkallës më të vështirë.  Stela është një trajnuese e zonja dhe TCT krenohet me të.

Eng. Iva Kertusha – Software Engineer @ProJambo

Ekspertiza: JAVA, ASP.NET MVC C#, Javascript, Databaze

Iva është një instruktore e palodhur e TCT. Iva jep maksimumin e saj në cdo seancë trajnuese. Iva zotëron 3-5 vjet eksperiencë pune në kompani private si programuese, gjithashtu Iva ka dhënë leksione në institucione të arsimit të lartë si Epoka University. Iva është një kolege shumë pozitive në skuadrën e TCT.

Florida Bakollari – Web Master @Cloud Deployment Service sh.p.k.

Ekspertiza: Web Design, SEO, HTML, CSS, Office 365

Florida është perfeksioniste në krijimin e website-ve. Ajo është një trajnuese e zonja dhe fjalët më të mira dëgjojmë nga studentët për të. Florida ka dhënë shumë trajnime nëpër Shqipëri e kontraktuar nga kompani te ndryshme IT. Ajo është e angazhuar plotësisht me TCT dhe me punën e saj ajo mban një peshë të madhe në TCT. 🙂

Kesjana Llakmani – Web Master @Cloud Deployment Service sh.p.k.

Ekspertiza: Web Design, Google, SEO

Kejsi është një të pakët ekspert në Shqipëri me mbi 5 certifikata të Google AdSense dhe reklamimit në Google Network. Kejsi trajnon studentët e TCT në atë që ajo bën më mirë “Google AdSense & Analytics”. Kejsi organizon reklamat në Google për kompani të ndryshme ne Shqipëri dhe i përgatit studentët të gatshëm për tregun e punës.

Ada Kreçi – Software Developer @Armundia Group

Ekspertiza: JAVA EE, Oracle database

Ada Kreci është një risi në TCT, ajo vlerësohet nga stafi dhe organizatorët e TCT për aftësinë e saj programues (She is an Ace!!), për lidhjen e koncepteve në shpjegim, për arsye e fortë të problemeve dhe është një matematiciene e fortë dhe vjen nga familje matematicienësh. Për të përmbledhur Adën do të thoja: Ada mendon me paragrafe dhe jo me fjali.

Sabri Nuzi – Software Engineering @CData Software

Ekspertiza: Web Development & JAVA

Sabri Nuzi është një nga programuesit më të mirë në tregun Shqiptar. Sabriu ka një eksperiencë në Web development, databaze dhe JAVA programming. Sabriu punon si senior programmer në JAVA Driver Development dhe kontraktohet shpesh nga ndërkombëtarët me kontrata individuale për shkak të njohurive dhe cilësisë së programimit. Sabri has a bright future ahead of him!