Programi

Programi i TCT është i fokusuar në Teknologji Informacioni (IT) dhe profilizohet në dy drejtime kryesore dhe një të përgjithshëm:

  1. Informatika e cila përfshin kurset: programim dhe databazë.
  2. IT e cila përfshin kurset: rrjete kompjuterike, administrim serverash dhe diagnostikim PC
  3. Më pak IT plus biznes: Web Design & Google tools, Excel i avancuar dhe paketa Microsoft Office.

Kurset ndjekin certifikatat e kompanive si Microsoft, Cisco Systems, Linux & Google.

TCT ofron paketa të plota kursesh  për secilin drejtim. Zgjedhja i’u takon Ju:

  1. Të filloni një drejtim nga kursi i parë deri në të fundit (A-Z).
  2. Mund të zgjidhni të aftësoheni në kurse të veçanta sipas interesit tuaj.

Kurset janë vetëm praktikë ndërsa konceptet teorike janë të ndërthurura me praktikën; Libra në formatin dixhital jepen online për lexim individual.

TCT, qendër e liçencuar nga Ministria Mirëqënies Sociale dhe Punës.

TCT lëshon certifikatë për studentët të cilët frekuentojnë kursin dhe kompletojnë me sukses projektin përfundimtar.

Së fundi, stafi i TCT bashkë me studentët përpiqen të zhvillojnë komunitetin në aspektin profesional dhe social, gjithashtu në TCT u japin rëndësi të veçantë evenimenteve argëtuese.

Qendra e Teknologjisë Tiranë është organizatë jo-fitim prurëse e cila i investon të gjitha të ardhurat monetare në pajisje teknologjike, software dhe pagesë për instruktorët të cilët janë expertët më të mirë në fushat specifike në IT.

 

TCT – Statuti – PDF