Kursi Databazes – MS SQL Server 2016

Kursi Databazes – MS SQL Server 2016

Përgatituni për të marrë certifikatën Quering SQL Server kursi 20761 në PRAKTIKE dhe mirëmbani DB tuaj.
Trajnimi zgjat 9 javë (45 orë)

 Temat që do të trajtohen

Të gjitha temat e Kursit 20761B Quering Microsoft SQL Server 2016 Databases

Plus, disa tema nga Kursi 20762B Developing Microsoft SQL Server 2016 Databases

Ndërtimi Tabelave, Constraints, Indexes, Stored Procedures, Views, Functions, Triggers

Plus, disa tema nga Kursi 20764B Administering Microsoft® SQL Server® 2016 Databases

Backup strategji, Restore, Import, Export, Automatizim me SQL Server Agent

 

Kujt i ofrohet kursi?

Një vegël e domosdoshme për të gjithë: programues, databazist, IT, Server Administrator.

Kursi databazës do të ndihmojë IT me drejtim software të vendosen si zhvillues databaze në pozicionet e shumta në IT të kompanive si: banka, telekomunikacion dhe sigurime. Angazhim me mirëmbajtjen e databazës kanë edhe IT me drejtim Server Admin apo Network Admin.

Për ju të cilët jeni në fushën software development ndërveprimi me databazën është vital për të vazhduar më tej karrierën tuaj.

 

Si zhvillohet trajnimi?

Ndërthurrje e praktikës me shpjegim të temave nga tre kurse database (Quering, Development, Administration)
Punë praktike laboratorike në cdo seancë
Pyetje – përgjigje (instruktor – student) rreth koncepteve
Quizz
Praktikë autodidakte individuale
Projekti përfundimtar

 Për cilat punë kualifikohem?

Databazë zhvillues (Database Developer) dhe përgatitesh për programues Web.

 A ka kërkesa paraprake?

Jo! Rekomandohet të keni prirje analitike dhe pëlqeni IT.

—————————————————

Shënim: Për programuesit ky kurs rekomandohet të merret bashkë me kursin ASP.NET – C# MVC. Kursantët që kanë kryer një kurs programimi C++ më parë e përthithin më mirë njohuritë e databazës.

 

 

0 Comments

Add Your Comment: