TCT ofron kurset më të mira në Teknologji Informacioni:

  1. Laboratorë -> Nr. 5 me pajisje për secilin kurs
  2. Instruktorë -> Ekspert në kompani të mëdha
  3. Frymë shoqërore -> 
  4. Pasditeve dhe në fundjavë për të akomoduar nevojat e studentëve dhe të punësuarve në Tiranë dhe nëpër rrethe.
  5. Hapësira & Vend ndodhja -> 200 m2 në Rr. Durrësit (përballë gjimnazit Qemal Stafa)

Shpenzimi për rritje profesionale për veten apo fëmijën tuaj është shpenzimi më i mirë që mund të bëhet në këtë botë. Teknologjia e Informacionit është profesioni me punësimin më të madh duke i shtuar dhe kënaqësinë e profesionit i cili vjen nga zhvillimi i vazhdueshëm teknologjik në të gjithë botën.

Personel IT

Kurset praktike ofrohen për personel IT të cilët janë në pritje të një punësimi të mundshëm ose janë të punësuar dhe kërkojnë të vazhdojnë të aftësohen në programime, rrjete kompjuterike apo

Behu edhe ti
Bëhu edhe ti pjesë e trajnimeve!

administrim serverash. TCT e arrin këtë nëpërmjet niveleve të ndryshme në informatikë (si: C++, JAVA, MS SQL Server,PHP, ASP.NET 4.5, JAVA EE) dhe Cisco ICND1, ICND2, Windows ose Linux Server Administration.

Universitetet

TCT u ofron studentëve të universiteteve një gamë të gjerë njohurish nëpërmjet kurseve praktike që janë përzgjedhur sipas nevojave aktuale të tregut të punës. Këto kurse praktike bazohen në certifikatat e njohura të Microsoft, Cisco Systems, Linux.
Ju do të vini në jetë njohuritë teorike të mësuara në universitet dhe shumë më tepër.

Shkollat e Mesme

TCT mirëpret të gjithë studentët nga shkolla e mesme me prirje në teknologjinë e informacionit të frekuentojnë kurset tona, të cilat do t’i ndihmojnë të zgjedhin drejtimin në universitet. Kurset për studentët e gjimnazit fillojnë me Diagnostikim Kompjuteri ose C++. Kurset fillojnë nga zero.

Gjithashtu kurse si: Web Design & Google AdSense-Analytics, MS Excel niveli Intermediat – Avancuar, për fillestar paketa bazë e Microsoft Office (MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, MS Outlook dhe shkrim me 10 gishta në tastierë) janë kurse të përgjithshme që i nevojiten nëpunësve të rinj dhe studentëve të shkollave për projekte të ndryshme.

***Një kurs është mënyra më e bukur për të pasuruar dhe ndryshuar ditët e jetës tuaj***

Në TCT, ju do të:

  1. Shtoni njohuritë në IT dhe rriteni profesionalisht.
  2. Krijoni një network shoqëror.
  3. Kaloni një pasdite të këndshme.
  4. Mësoni në grup – që ju sjell gëzim dhe energji.