Përgatituni për të marrë certifikatën Quering SQL Server kursi 20761 në PRAKTIKE dhe mirëmbani DB tuaj.
Trajnimi zgjat 9 javë (45 orë)
Temat që do të trajtohen
Të gjitha temat e Kursit 20761B Quering Microsoft SQL Server 2016 Databases
Plus, disa tema nga Kursi 20762B Developing Microsoft SQL Server 2019 Databases
Ndërtimi Tabelave, Constraints, Indexes, Stored Procedures, Views, Functions, Triggers
Plus, disa tema nga Kursi 20764B Administering Microsoft® SQL Server® 2019 Databases
Backup strategji, Restore, Import, Export, Automatizim me SQL Server Agent
Kujt i ofrohet kursi?
Një vegël e domosdoshme për të gjithë: programues, databazist, IT, Server Administrator dhe financier.
Kursi databazës do të ndihmojë IT me drejtim software të vendosen si zhvillues databaze në pozicionet e shumta në IT të kompanive si: banka, telekomunikacion dhe sigurime. Angazhim me mirëmbajtjen e databazës kanë edhe IT me drejtim Server Admin apo Network Admin.
Për ju të cilët jeni në fushën software development ndërveprimi me databazën është vital për të vazhduar më tej karrierën tuaj.
Si zhvillohet trajnimi?
Ndërthurrje e praktikës me shpjegim të temave nga tre kurse database (Quering, Development, Administration)
Punë praktike laboratorike në cdo seancë
Pyetje – përgjigje (instruktor – student) rreth koncepteve
Quizz
Praktikë autodidakte individuale
Projekti përfundimtar
Për cilat punë kualifikohem?
Databazë zhvillues (Database Developer), raportues te dhenash dhe përgatitesh për programues Web.
A ka kërkesa paraprake?
Jo! Rekomandohet të keni prirje analitike dhe pëlqeni IT.
—————————————————
Shënim: Për programuesit ky kurs rekomandohet të merret bashkë me kursin web developer backend. Ndërsa për financierë kursi do t’i ndihmojë të kuptojnë se si ruhen, zhvillohen dhe raportohen të dhënat nga programet që përdorin gjatë ditës.