Bazat e programimit mësohen në TCT me C++ (9 javë trajnim (45 orë)), Python, C#, PHP dhe JAVA (9 javë trajnim (45 orë)), dy gjuhë të fuqishme Programimi me Object Oriented (OOP).
Niveli i parë – Programim në C++, Python, PHP ose Java Beginner
Kurse programimi bazë për fillestar C++, Python, PHP & JAVA beginner. Kurset e nivelit te pare fillojnë kurrikulën nga fillimi, pra duke trajtuar: variablet, kushtet, ciklet, tabelat, files, funksionet, memory allocation, strukturat, klasat (anëtarët publik dhe privat), trashëgimia, templates.
Cdo programues në nivel gjimnazi apo universitar duhet të fillojë në këto gjuhë dhe më pas të vazhdojë në gjuhë të niveleve më të larta. Më pas mund të vazhdoni në JAVA niveli dytë, ASP.NET WEB API C#, PHP Laravel dhe Python II, si më poshtë.
Niveli i dytë: Zgjidhni një nga gjuhët
Niveli i dyte Programim në JAVA
Në kursin e programimit JAVA zhvillohen 9 javë JAVA OOP (Back End). JAVA EE është një nga gjuhët më të kërkuara në tregun e punës. Portale të mëdha shkruhen në JAVA EE për arsye të skalabilitetit, strukturës dhe menaxhimit të gjuhës. JAVA është një gjuhë abstrakte dhe Object Oriented Programming (OOP), e ndërtuar me klasa dhe shumë librari dhe funksione të gatshme. Për më tepët, të gjitha Android APPS shkruhen në gjuhën e programimit JAVA. Në TCT JAVA është programim i nivelit të dytë.
Niveli i dyte Programim në C# (C Sharp)
Në kursin e programimit C# zhvillohen 9 javë C#.Net web API. C# është një nga gjuhët më të kërkuara në tregun e punës dhe përmban programimin e duhur për të vazhduar më tej në programimin ASP.NET MVC WEB API C#. Portale të mëdha shkruhen në C# ose në WEB, për arsye të skalabilitetit, mirëmbajtjes së strukturar dhe menaxhimit të gjuhës. C# është një gjuhë abstrakte dhe Object Oriented Programming (OOP), e ndërtuar me klasa dhe shumë librari e funksione të gatshme, mbi të gjitha me një user interface të pasur. Në TCT C# është programim i nivelit të dytë.
Si Zhvillohen Trajnimet?
1. Kursi C++, Python I & JAVA I fillon nga ZERO.
2. Ndërthurrje e praktikës me shpjegimin e koncepteve të programimit përkatës.
3. Punë praktike laboratorike në cdo seance
4. Pyetje – pergjigje (instruktor – student) rreth koncepteve
5. Praktike autodidakte individuale
6. Projekti perfundimtar
Kërkesa Paraprake?
Kursi programimit C++, Python, PHP & JAVA beginner nuk ka kërkesa paraprake, mjafton dëshira për të mësuar programim.
Kurset programimit JAVA Niveli II dhe C#.Net web API , PHP Laravel, Python II (Data Science) ka si kërkesë paraprake kurse programimi niveli i pare ose njohuri bazë universitare të programimit në përgjithësi.
Shënim: Cmimet e kurseve online janë më të lira. Cmimet e mëposhtme janë vetëm për kurset online! Për cmimet e kurseve në Tiranë referojuni faqes kryesore!
I am interested in learning c++
Yes, we have C++ course. The course runs for 45 hours, it is all done hands on and we start this course from zero.
Pershendetje,,
Jam i interesuar per programin e mesimit “C++ dhe JAVA”. Cilat jane oraret qe
mund te zhvillohen kurset?
Sa eshte cmimi?
Une jam i interesuar per pasdite, duke qene se jam ne pune dhe mbaroj ne
oren 17:00.
Faleminderit
Pershendetje Retildo,
kurset zgjasin 45 ore, kushtojne 30.000 Lek te reja.. (Pagesa me dy keste).
Kursi zhvillohet vetem ne praktike dhe synojme t’ju bejme gati per tregun e
punes.
po kurse ne java enterprise dhe spirng beni?
Po Arlind bejme kursin JAVA EE, por qe duhet te kesh mesuar JAVA Object
Oriented (bazat e JAVA Programing)